

Mbahet trajnimi i dytë me stafin akademik, përfaqësues nga Zyra e Cilësisë, dhe eksperten Petra Karanikic
Në kuadër të aktiviteteve të parapara në projektin ‘‘Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren (UUHP)’’, më datë 10.10.2024, është mbajtur trajnimi i dytë me stafin akademik, përfaqësues nga Zyra e Cilësisë, dhe eksperten Petra Karanikic.
Temë e këtij trajnimi ishte mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe komericializimi. Gjithashtu, ekspertja ka disktuar lidhur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të menaxhuar, mbrojtur dhe përdorur në mënyrë efektive pronësinë intelektuale, dhe për të përkthyer kërkimin dhe inovacionet akademike në produkte dhe shërbime të tregtueshme.
‘‘Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.’’





