

Mbahet trajnimi i tretë me stafin akademik, përfaqësues nga Zyra e Cilësisë, dhe eksperten Petra Karanikic
Në kuadër të aktiviteteve të parapara në projektin ‘‘Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren (UUHP)’’, më datë 5.11.2024, është mbajtur trajnimi i tretë me stafin akademik, përfaqësues nga Zyra e Cilësisë, dhe eksperten Petra Karanikic.
Temë e këtij trajnimi ishte prezantimi i njohurive të nevojshme për të kuptuar dhe të menaxhuar në mënyrë efektive procesin dhe aktivitetet e transferimit të njohurive dhe teknologjisë brenda universiteteve në përgjithësi dhe në kontekstin e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.
‘‘Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.’’





