"Mbështetja ideve inovative nga projekti SMART4ALL"
Sot me datën 8 dhjetor 2021, ekipi organizativ nga Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, organizoi me sukses webinarin e dytë në kuadër të këtij projekti, të titulluar “Mbështetja ideve inovative nga projekti SMART4ALL”. Të gjithë përfaqësuesit nga Kosova, Shqipëria dhe rajonet tjera shqipfolëse u njoftuan me mundësitë e aplikimit për grantet e projektit Smart4All, me theks të veçantë në thirrjen e hapur CTTE (https://smart4all-2nd-ctte.fundingbox.com/).
Në event morën pjesë afër 50 pjesëmarrës, përveç folësve të ekipit organizativ të UPZ-së që ofruan informacione lidhur me projektin dhe mundësinë e aplikimit për grante në thirrjet e hapura, i pranishëm ishte dhe koordinatori kryesor i projektit Smart4All, Prof.Dr.Nikolaos Voros dhe gjithashtu ishin dy partnerët tanë të këtij konsorciumi, UMT dhe kompania DataProgNet. Bazuar në komentet dhe diskutimet e pjesëmarrësve, ngjarja u vlerësua si një mundësi e mirë për të mbështetur ide të reja inovative dhe gjithashtu ata shprehën interesin për të aplikuar në thirrjet e ardhshme që do të ofrojë projekti SMART4ALL.
Ekipi organizativ i Universitetit “Ukshin Hoti”, Prizren falenderon të gjithë përfaqësuesit për këtë takim dhe partnerët që kontribuan që ky eveniment të jetë i suksesshëm, andaj palëve që shprehën interesim ju dëshirojmë suksese.