

Më datë 13.6.2024 është bërë përurimi i zyrës në ITP (Innovation Training Park)
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin menaxhmenti i UUHP-së, Rektori, Prof.asoc.dr. Mentor Alishani, përfaqësuesit e KUSA, z. Fisnik Ahmeti dhe znj. Greta Imeri, zyra e projekteve, Parlamenti Studentor dhe ekipi i këtij projekti.
Rektori falënderoi Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe KUSA-n për mbështetjën e Universitetit ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren në ngritjen e kapaciteteve të zyrës. Gjithashtu, koordinatorja e këtij projekti, Dr. Dorinë Rakaj, paraqiti aktivitetet të cilat janë zhvilluar deri më tani në kuadër të projektit dhe hapat tjerë që do të ndërmirren në funksionalizimin e plotë të zyrës.
‘‘Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.’’








