

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Zahadin Shemsedini
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, me pikëllim të thellë, njofton për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Zahadin Shemsedinit, në moshën 78-vjeçare, ish-rektor i Universitetit të Prizrenit dhe ish-drejtor i Arsimit në Prizren.
Prof. Dr. Zahadin Shemsedini ishte një figurë e shquar e arsimit dhe akademisë, i cili me përkushtimin, vizionin dhe angazhimin e tij profesional ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në formimin e shumë brezave. Veprimtaria e tij akademike dhe institucionale ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën arsimore dhe shoqërore të vendit.
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shemsedini, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit akademik, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të madhe.
Kujtimi dhe vepra e Prof. Dr. Zahadin Shemsedinit do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë dhe trashëgimisë akademike të institucionit tonë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Prof. Dr. Zahadin Shemsedinin.
Me respekt të thellë,
Universiteti “Ukshin Hoti”Prizren




