Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës organizohet Konferencë Kombëtare Shkencore
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës 2021, Departamenti i Mjedisit, Qendra Kërkimore e Qëndrueshmërisë dhe Departamenti i Planifikimit, Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban (FPMMU) dhe Këshilli Studentor pranë Universitetit POLIS, në bashkëpunim me Integrated IBMV, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, dhe Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Programi “Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit“, Universiteti „Ukshin Hoti“ Prizren, organizuan Konferenca Kombëtare Shkencore “TË MBROJMË TOKËN, PËR NJË POPULLSI NË RRITJE DHE NË KUSHTET E FENOMENEVE GLOBALE“. Në kuadër të konferencës u bënë prezantime nga profesorë, institucione të ndryshe vendimmarrëse publike dhe private, biznese, shoqëri civile, etj.
Nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në cilësi të bashkorganizatorit në hapje të punimeve të konferencës e mbajti një fjalë rasti Prorektori Prof. Asoc. Dr. Armend Podvorica, i cili ishte dhe panelist. Nga Universiteti “Ukshin Hoti” morën pjesë edhe kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Naser Bajraktari, profesori dhe anëtari i KD-së, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina dhe profesori i FSHJM-së, Prof. Ass. Dr. Faruk Bojaxhi.
Prorektori Podvorica me këtë rast i përshëndeti fillimet punimeve të konferencës në emër të Rektorit të Universitetit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe theksoi se organizimi i kësaj konference është i një rëndësie të veçantë duke ju dëshiruar suksese në prezantimet e punimeve të tyre të gjithë pjesëmarrësve. Ai shtoi se Universiteti i Prizrenit i mirëpret bashkëpunimet e tilla në të ardhmen më të gjithë partnerët e kësaj konferenceje.