Në mbështetje të Grave me Kancer të Gjirit
Në kuadër të fushatës për sensibilizimin e opinionit për luftën kundër kancerit të gjirit, sot në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, është mbajtur aktivitet me studentët dhe stafin në mbështetje të Grave me Kancer të Gjirit, e organizuar nga Parlamenti Studentor.
Përmes këtij organizimi u tregua mbështetja ndaj tyre dhe studentët dhe të pranishmit kishin rastin të merrnin informacione shumë të rëndësishme rreth kësaj sëmundje.
Një fjalë rasti e mbajti Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, po ashtu edhe Prorektorja Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, Kryetarja e Parlamentit Studentor Samire Karavidaj dhe znj. Violeta Pirana, një e mbijetuar e kancerit të gjirit.
Ndërsa tubimin e moderoi anëtarja e Parlamentit Studentor, Anisa Dauti.