Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren është bërë përurimi i Këndit Francez
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të enjten është bërë përurimi i Këndit Francez. Me këtë rast është nënshkruar edhe marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Universitetit dhe Ambasadës së Francës në Kosovë.
Në ceremoninë e organizuar, shiritin e hapjes e kanë prerë, Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, Ambasadori i Francës zt. Olivier Guéro dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit zt. Shaqir Totaj.
Me këtë rast u theksua se tani e tutje do të shkëmbehen përvojat me universitetet franceze dhe se Këndi Francez do të jetë një mundësi e mirë për njohjen e kulturës franceze.