Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren u mbajt takim pune me temë “Rishikimi dhe harmonizimi i pakos rregulluese dhe instrumenteve lidhur me sigurimin e cilësisë”
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten është mbajtur takim pune me temë “Rishikimi dhe harmonizimi i pakos rregulluese dhe instrumenteve lidhur me Sigurimin e Cilësisë”, ku morën pjesë menaxhmenti, strukturat dhe palët e përfshira në sigurimin e cilësisë në nivel qendror dhe atë të njësive akademike. Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Projektin HERAS+, të cilët e kanë mbështetur universitetin përmes ekspertes të fushës së sigurimit të cilësisë, Fortuna Mehmeti. Rregullorja, instrumentet dhe dokumentet tjera janë rishikuar dhe analizuar nga ana e Projektit HERAS+ dhe analizat dhe rekomandimet janë paraqitur në takimin e punës. Në këtë takim është diskutuar dhe vlerësimi i fundit institucional dhe rekomandimet e dhëna nga ekipi i ekspertëve ndërkombëtar. Po ashtu rekomandime të ngjashme janë identifikuar në “Vlerësimin Bazë” të kryer me mbështetjen e HERAS+. Një aspekt tjetër shumë i rëndësisë që u diskutua është edhe zbatimi i instrumenteve të ndryshme, si pyetësorët, dhe përdorimin e rezultateve për planifikim institucional dhe përmirësimin e cilësisë.
Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri, Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë theksoi se Universiteti është i orientuar drejt përmirësimit të cilësisë në çdo aspekt dhe në këtë kuadër është duke u punuar shumë duke përfshirë të gjitha palët kontributdhënëse. Ai e falënderoi projektin HERAS+, udhëheqësin Aqim Emurli dhe gjithë ekipin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të universitetit, tani e disa vite.
Udhëheqësi i ekipit të HERAS+ Z. Aqim Emurli theksoi se do të qëndrojnë pran institucioneve të arsimit të lartë në bashkëpunim me MASHTI-in, dhe në këtë kuadër do vazhdojnë kontributin për zhvillimin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe bashkëfinancohet nga MASHTI dhe zbatohet nga ËUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation – ZSI dhe OeAD.