Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren u promovua KËNDI I LEXIMIT i financuar nga Projekti QAINT
ORCA ka organizuar një fushatë gati gjashtë mujore për dhurimin e librave për këto kënde leximi, ku janë mbledhur mbi 2000 libra. Këto libra tashmë janë shpërndarë në pesë universitetet publike (Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjakovës dhe Mitrovicës).
Kjo fushatë u përmbyll sot me universitetet publike të Prizrenit dhe Pejës. Në kuadër të kësaj nisme, janë dhuruar gjithsej 1493 tituj librash universitarë në 2099 kopje gjithsej.
Pjesë e këtij projekti nga UPZ janë: Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan dhe Prof Asoc. Dr. Halim Bajraktari si dhe përfaqësuesit e studentëve: Angelika Berisha, Ceylan Lopar, Luljeta Voci dhe Albin Gollopeni.
Me këtë rast, nga Universiteti ishin prezent dhe falenderuan donatorin: Prof. Ass. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi, Prorektore për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencorem Prof.ass. dr. Arsim Susuri Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë,si dhe udhëheqësi i bibliotekës z. Hekuran Kabashi.
____________________________________________________________________
Projekti QAINT financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA), me kontribut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe zbatohet nga KEC, ORCA dhe ZSI.