

Nënshkruhen marrëveshjet për grantet e vogla hulumtuese me përfituesit e projekteve
Në ambientet e universitetit u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve për grantet e vogla hulumtuese, me përfituesit e projekteve të përzgjedhura. Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në mbështetjen dhe avancimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit akademik.
Në takim morën pjesë përfituesit e projekteve, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor i Universitetit, Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, Prorektor, si dhe Kushtrim Rrakaqi, Udhëheqës i Zyrës për Kërkime Shkencore.
Rektori, së bashku me përfituesit, nënshkroi marrëveshjet përkatëse dhe i uroi ata për sukses në implementimin e projekteve, duke theksuar rëndësinë e zbatimit cilësor, respektimit të afateve dhe ndikimit të rezultateve në zhvillimin shkencor dhe institucional.
Institucioni mbetet i përkushtuar në krijimin e kushteve të favorshme për kërkim shkencor, duke inkurajuar stafin akademik dhe hulumtuesit e rinj të kontribuojnë me projekte cilësore dhe me vlerë për shoqërinë.






