

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit akademik ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universitetit të Ankara-së
Në një ceremoni të zhvilluar në Ankara, është nënshkruar Protokolli i Bashkëpunimit Akademik ndërmjet Universiteti
Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin ndëruniversitar në fusha të ndryshme akademike dhe kërkimore.
Protokolli u nënshkrua nga Prof. Dr. Hatice Bakkaloğlu, Prorektore e Universitetit të Ankarasë, dhe Assoc. Prof. Dr. Serdan Kervan, Prorektore e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.
Marrëveshja parashikon bashkëpunim në fusha si:
- shkëmbimi i stafit akademik dhe studentëve,
- zhvillimi i projekteve të përbashkëta kërkimore,
- organizimi i konferencave dhe takimeve shkencore,
- shkëmbimi i botimeve akademike dhe materialeve studimore.
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të partneriteteve ndërkombëtare të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe kontribuon në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.







