Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Caritasin zviceran në kuadër të projektit “Avancimi i Përbashkët i Trajnimeve dhe Punësimit në Sektorin e Arsimit në Kosovë”
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Caritasin zviceran në Kosovë në kuadër të projektit “Avancimi i Përbashkët i Trajnimeve dhe Punësimit në Sektorin e Arsimit në Kosovë (TAKE )”. “Ukshin Hoti” në Prizren e nënshkroi prof.asoc.dr. Samedin Krrabaj, rektor dhe prof.assoc.dr. Vedat Bajrami, dekani i Fakultetit të Edukimit, ndërsa nga Caritasi Zviceran menaxherja e projektit TAKE, znj. Gjylbehare Llapi.
Projekti TAKE synon ofrimin e praktikës për studentët dhe të diplomuarit në nivelin e edukimit parashkollor të Fakultetit të Edukimit, organizimin e seminareve për krijimin e një kuadri për praktikat pedagogjike, rishikimin dhe avancimin e udhëzuesit për praktikat pedagogjike, zhvillimin e një programi për procesin e monitorimit të praktikave pedagogjike, zhvillimi i moduleve për rikualifikimin e asistentëve të edukimit parashkollor. Në Fakultetin e Edukimit do të krijohet Qendra didaktike e materialeve, trajnimeve për prindërit dhe një mori aktivitetesh të tjera që çojnë në ngritjen e cilësisë së edukimit parashkollor.
Para disa muajsh, dekani i Fakultetit të Edukimit, prof. Vedat Bajrami dhe Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit z. Nexhmedin Krasniqi kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Caritas-it Zviceran për të diskutuar mbi këtë projekt.
31.03.2023