Nisën punimet e Kongresit VI Ndërkombëtar të Bujqësisë - UTAK 2023
Të premten në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, ka filluar Kongresi VI Ndërkombëtar i Bujqësisë – UTAK 2023. Kjo ngjarje është organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Pamukkalës, Universitetin e Kahramanmaras Sütçü İmam, Universitetin Yozgat Bozok, Universitetin e Mustafa Kemalit të Hatay dhe Universitetin e Komratit.
Përveç rektorëve të universiteteve partnerë, në hapje morën pjesë edhe Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, si dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë, Sabri Tunc Angili.
Nikoqiri i këtij organizimi, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, nënvizoi rëndësinë e organizimit të një ngjarje të tillë për institucionin që e drejton. Ai tha: “Jam i bindur se çdo prezantim dhe debat që zhvillohet këtu do të ndihmojnë në formimin e ideve që do të përcjellin botën tonë për brezat aktuale dhe ata të ardhshëm shkencorë.”
Në fund, Rektori falënderoi këshillin organizues dhe të gjithë partnerët për kontributin e tyre në organizimin e një konference të mrekullueshme në një qytet të bukur si Prizreni.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, u shpreh se qeveria është e vendosur të investojë në shkencë, studim, dhe hulumtim për të përmirësuar sektorin. Ai shtoi se kongresi ka potencialin për të sjellë propozime të vlefshme për zhvillimin e mëtejshëm.
Ambasadori i Republikës së Turqisë, Sabri Tunc Angili dhe rektorët e universiteteve partnerë gjithashtu përshëndetën këtë kongres me fjalë të ngrohta.
Punimet e Kongresit VI Ndërkombëtar të Bujqësisë – UTAK 2023, do të vazhdojnë deri më 4 shtator 2023. Jemi mirënjohës për kontributin e secilit në këtë ngjarje të rëndësishme. #UTAK2023 #Bujqësi #Shkencë