Konferenca II Shkencore Ndërkombëtare “BRIDGE2023”
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të enjten ka nisur punimet Konferenca II Shkencore Ndërkombëtare “BRIDGE2023”. Në këtë konferencë do të prezantohen 157 punime nga 285 autorë, nga vendi, rajoni dhe më gjerë dhe bahet më 9-10 Nëntor 2023.
Hapja e punimeve të Konferencës “BRIDGE2023” është bërë në amfiteatrin e universitetit, ku kanë marr pjesë mysafirë të shumtë.
Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani u shpreh se ndihet i nderuar të hapë punimet e Konferencës, ku mendjet më të ndritura nga e gjithë bota mblidhen për të shkëmbyer ide, njohuri dhe perspektiva. “Është inkurajuese të shoh kaq shumë prej jush, që përfaqësojnë fusha të ndryshme të shkencës dhe kërkimit, duke u bashkuar për t’u përfshirë në diskutime dhe bashkëpunime që mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritur”, theksoi Rektori Alishani.
Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja theksoi se Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren mbështet dhe do të mbështesë kërkimin shkencor dhe u uroi suksese studiuesve për punimet e së cilëve tha se do jenë një vlerë e shtuar në shkencë.
Si folës Kryesor në Konferencën II Shkencore Ndërkombëtare “BRIDGE2023” ishin: Jaime Rubin nga Columbia University, Mustafa Yunus Eryaman nga Canakkale Onsekiz Mart University, Anita Mirijamdotter nga Linnaeus University, Michael Goldberg nga Case Western Reserve Universitym Aleksandra Klich nga University of Szczecin, Arianit Kurti nga Linnaeus University, Tobias Cremer nga Eberswalde University dhe Entela Nikaj nga University of Tirana.