Njoftim për Afatin e provimeve (Qershor 2023)
Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit ”Ukshin Hoti” Prizren, se paraqitja e provimeve për afatin e qershorit për vitin akademik 2022/23, bëhet nga data 01.06.2023 deri më 06.06.2023, në të dy nivelet, Baçelor dhe Master.
Mbajtja e provimeve bëhet nga data 06.06.2023 deri më 30.06.2023.
Vendosja e notave në sistemin SMU bëhet nga data 10.06.2023 deri më 11.07.2023.
Studentët para se të paraqesin provimet për semestrin e caktuar të klikojnë përfundo te regjistrimi i lëndëve në semestrin e caktuar.