Njoftim për afatin e tretë plotësues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2021/2022
Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, në mbledhjen e mbajtur të enjten ka vendosur për shpalljen e afatit të tretë plotësues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2021/2022, në vendet e lira.
Të interesuarit të shfrytëzojnë këtë mundësi. Për detajet e Konkursit të afatit të tretë plotësues do të njoftoheni së shpejti.
Rektorati