Njoftim për aktivitetet për fillimin e Semestrit Veror!
Njoftohen studentët dhe stafi i Universitetit se Semestri Veror i Vitit Akademik 2022/2023 fillon me datën 16 Shkurt 2023. Me këtë rast do të organizohen takime informuese sipas njësive akademike me qëllim të njoftimit me këshilltarët akademik dhe shërbimet psikologjike që ofron universiteti nga ky semestër.
Takimet informuese do të organizohen sipas orarit të poshtëshënuar:
Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
16 Shkurt 2023
10:00-11:00 Amfiteatri i Madh
Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti Juridik
16 Shkurt 2023
11:00-12:00 Amfiteatri i Madh
Agjenda e përbashkët:
- Fjala hyrëse e Prorektores për mësim
- Fjala e koordinatorit të Qendrës së Karrierës
- Fjala nga këshilltarët akademik (Njeri nga këshilltarët e bënë një prezantim)
- Fjala e psikologes
- Fjala e Kryetarit të Parlamentit Studentor