Njoftim për fillimin e Vitit të Ri Akademik dhe aktivitetet e Javës së Mirëseardhjes
Njoftohen studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” se Viti i Ri akademik fillon më 15.10.2021. Ligjëratat dhe ushtrimet do të mbahen në bazë të orarit të publikuar nga njësitë akademike për secilin program studimor.
Me këtë rast, ju njoftojmë se më 18 dhe 19 Tetor do të mbahet aktiviteti kryesor në kuadër Javës së Mirëseardhjes për studentët e rinj që janë regjistruar në Universitet në vitin a parë të studimeve.
Oraret e pritjes solemne dhe prezantimeve para studentëve, janë si në vijim:
E hënë (18.10.2021)
- Fakulteti i Filologjisë
- Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe – prej orës 9.00 Amfiteatri i madh i Fakultetit të Filologjisë/Edukimit
- Programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze – prej orës 9.30 Amfiteatri i madh i Fakultetit të Filologjisë/Edukimit
- Programi Gjuhë dhe Letërsi Gjermane – prej orës 10.00 Amfiteatri i madh i Fakultetit të Filologjisë/Edukimit
- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
-
- Programi Softwer Dizajn – prej orës 10.30 Amfiteatri i Fakultetit Juridik
- Programi Teknologji e Informimit dhe Telekomunikimit – prej orës 11.00 Amfiteatri i Fakultetit Juridik
- Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
- SHJM – prej orës 11.30 Amfiteatri i FSHJM-së
E martë (19.10.2021)
- Fakulteti Juridik – prej orës 9.00 Amfiteatri te Rektorati (Nr. 300)
- Fakulteti i Edukimit – prej orës 10.00 Amfiteatri i madh i Fakultetit të Filologjisë/Edukimit
- Fakulteti i Ekonomisë
- Programi Administrim Biznesi – prej orës 10.30 Amfiteatri i madh i Fakultetit të Ekonomisë
- Programi Menaxhment Ndërkombëtar – 11.00
- Studentët do të priten nga Menaxhmenti dhe i gjithë Stafi akademik dhe administrativ i Njësisë akademike. Në fillim, fjalën hyrëse do ta marr Dekani, i cili do të flasë në pika të shkurtra mbi historikun e fakultetit (programeve) për misionin dhe vizionin, si dhe do të njoftojë studentët me Stafin akademik (5 minuta).
- Më pas, Shefi për mësim ose prodekani i Njësisë akademike do të prezantojë në pika të shkurtra (në PPT) programet (një syllabus model, Pasqyrën e programit, kalueshmërinë, vlerësimin, lëndët (Z, O), ECTS, etj. Studentët do të njoftohen në pika të shkurtra për SMU, sepse një takim (trajnim) më i hollësishëm do të bëhet nga vetë IT-të në ditët vijuese (10-15 minuta).
- Qendra e Karrierës &Alumnit do të paraqesë para studentëve doracakun për studentin dhe çështjet tjera që lidhen me këtë Qendër (10 minuta).
- Do të mbahet një fjalim nga Kryetari i Këshillit studentor për të folur në pika të shkurtra rreth rolit të studentëve, të drejtat, përfaqësimin e tyre, bashkëpunimin me Qendrën e Karrierës & Alumni, etj..
- Në fund Menaxhmenti i i Njësisë akademike do të njoftojë studentët me infrastrukturën brenda Fakultetit dhe Kampusit Universitar.
Sipas kërkesave të studentëve, shefat për mësim të njësive akademike do të jenë në dispozicion të takojnë edhe personalisht studentët e interesuar, gjatë tërë javës në bazë të nevojave që kanë për sqarime shtesë. Kjo do të realizohet për 5 ditë prej 18 -22 Tetor 2021, prej orës 9:00 deri 15:00.