

Njoftim për provimin pranues Master
Kërko sallën për provim pranues
Kliko për kërkim
Provimi pranues për vitin akademik 2025/26 në nivelin Master do të mbahet më datën 22.09.2025
Orari i mbajtjes së provimit pranues është si në vijim
- Fakulteti Ekonomik- Administrim Biznesi më datë 22.9.2025 ora 16:00
- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi më datë 22.9.2025 ora 16:00
- Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit – Menaxhimi në Agrobiznes më datë 22.9.2025 ora 16:00
- Fakulteti Juridik – Qeverisje Demokratike dhe Sundimi i Ligjit më datë 22.9.2025 ora 16:00
- Fakulteti i Edukimit – Shkencat e Edukimit, specializimi Mësimdhënie-Programi-gjuhë shqipe më datë 22.9.2025 ora 16:00
- Fakulteti i Edukimit – Shkencat e Edukimit, specializimi Mësimdhënie-Programi-gjuhë turke më datë 22.9.2025 ora 16:00
- Fakulteti i Edukimit – Shkencat e Edukimit, specializimi Mësimdhënie-Programi-gjuhë boshnjake më datë 22.9.2025 ora 16:00
Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë njërin nga dokumente identifikuese: letërnjoftim, pasaportë apo patentë shoferin, pa njërën nga të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!
- Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më datë 23.9.2025 ora 10:00 në faqen zyrtare të Universitetit.
- Afati për ankesa është deri më datë 24.9.2025 ora 23:59 ndërsa ankesa parashtrohet online uni-prizren.com, dhe shqyrtimi i tyre do të bëhet më datë 25.9.2025 ora 09:00 kandidatët duhet të jenë të pranishëm në shqyrtimin e ankesës.
- Ndërsa shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet më së largu më datë 25.9.2025 ora 14:00.




