

Njoftim për regjistrimi i semestrit dimëror 2025/26
Regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2025/26 për nivelin Baçelor dhe Master do të bëhet nga data 1.10.2025 deri më 15.10.2025.
Studentët duhet të regjistrojnë lëndët e semestrit dimëror në SMU e përfundon regjistrimin dhe e printon Raportin (fletëregjistrimin për semestrin dimëror) dhe e dorëzojnë në Administratën e fakulteteve, tek zyrtari përkatës .
Luten studentët t’i respektojnë afatet kohore për regjistrimin e semestrit dimëror 2025/26
Sipas UA (MASHTI) 09/2021, nenit 5, paragrafi 1, të gjithë studentët lirohen nga pagesa e tarifës së shkollimit nga neni 2, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.3 të këtij Udhëzimi, pra lirohen nga pagesa kur e regjistrojnë semestrin për herë të parë.




