

Njoftim për regjistrimin e Semestrit Veror 2025/26
Regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2025/26 për nivelin Baçelor dhe Master do të bëhet nga data 2.3.2026 deri më datë 13.3.2026.
Studentët duhet të regjistrojnë lëndët e semestrit veror në SMU e përfundon regjistrimin dhe e printon Raportin (fletëregjistrimin për semestrin veror) dhe e dorëzojnë në Administratën e fakulteteve, tek zyrtari përkatës.
Luten studentët që t’i respektojnë afatet kohore për regjistrimin e semestrit veror 2025/6
Sipas UA (MASHTI) 09/2021, nenit 5, paragrafi 1, të gjithë studentët lirohen nga pagesa e tarifës së shkollimit nga neni 2, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.3 të këtij Udhëzimi, pra lirohen nga pagesa kur e regjistrojnë semestrin për herë të parë.




