

Njoftim për studentët e interesuar për transferim nga Universitetet tjera në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Transferi është i lejuar, sipas kuotave të lira për programet e studimeve si në vijim:
| 1. Fakulteti Juridik | Studentë |
| • Juridik i Përgjithshëm | 5 |
| 2. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike | |
| • Dizajn Softuesri, Baçelor professional | 5 |
| 3. Fakulteti i Filologjisë | |
| • Gjuhë dhe Letërsi Shqipe | 1 |
| • Gjuhë dhe Letërsi Angleze | 2 |
| • Gjuhë dhe Letërsi Shqipe | 2 |
Aplikimi bëhet përmes SMU-së, linku për aplikim:
smu.uni- prizren.com/StudentiKërkesaTrasnfer
Kushtet për pranimin e studentëve dhe dokumentacioni i nevojshëm:
- Të ketë të përfunduar vitin e parë të studimeve;
- Kërkesa për transferim të shkarkuar nga smu.uni-prizren.com/StudentiKërkesaTrasnfer;
- Vërtetimi për statusin e studentit të rregullt (viti akademik 2024/25) ;
- Certifikatën e notave dhe ID;
- Kopja e letërnjoftimit;
- Planprogrami i studimeve i vulosur;
- Vendimi mbi akreditimin;
Të gjitha dokumentet e nevojshme duhet të jenë në origjinal së bashku me aplikacionin nga sistemi.
Dokumentacioni dorëzohet vetëm në kopje fizike tek Zyrtari për shërbime studentore tek Fakulteti përkatës.
Komisioni i Studimeve të Fakultetit përkatës do t’i shqyrtojë kërkesat dhe do t’i njohë notat nga Fakulteti paraprak jo më vonë se deri më datën 20 shkurt 2025.




