

Njoftim për studentët e interesuar për transferim nga Universitetet tjera në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Të gjithë të interesuarit për transfer nga Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës në Universitetin ‘’Ukshin Hoti’’ në Prizren, afati për transferim është i hapur nga data 1.9.2025 deri më 15.9.2025
Transferi është i lejuar, sipas kuotave të lira për programet e studimeve si në vijim:
- Fakulteti Juridik
- Juridik i Përgjithshëm ……………………..…………… 5 Studentë
- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
- Dizajn Softueri ( BA) Profesional………………….. 5 Studentë
- Fakulteti i Filologjisë
- Gjuhë dhe Letërsi Shqipe……………………………..1 Student
- Gjuhë dhe Letërsi Angleze……………………………2 Studentë
- Gjuhë dhe Letërsi Gjermane…………………………2 Studentë
Aplikimi bëhet përmes SMU-së, linku për aplikim:
smu.uni- prizren.com/StudentiKërkesaTrasnfer
Kushtet për pranimin e studentëve dhe dokumentacioni i nevojshëm:
- Të ketë të përfunduar vitin e parë të studimeve;
- Kërkesa për transferim të shkarkuar nga smu.uni-prizren.com/StudentiKërkesaTrasnfer;
- Vërtetimi për statusin e studentit të rregullt (viti akademik 2024/25) ;
- Certifikatën e notave dhe ID;
- Kopja e letërnjoftimit;
- Planprogrami i studimeve i vulosur;
- Vendimi mbi akreditimin;
Të gjitha dokumentet e nevojshme duhet të jenë në origjinal së bashku me aplikacionin nga sistemi.
Dokumentacioni dorëzohet vetëm në kopje fizike tek Zyrtari për shërbime studentore tek Fakulteti përkatës.
Komisioni i Studimeve të Fakultetit përkatës do t’i shqyrtojë kërkesat dhe do t’i njohë notat nga Fakulteti paraprak jo më vonë se deri më datën 20 shtator 2025.




