

Njoftim për studentët e interesuar për transferim nga Universitetet tjera në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Të gjithë të interesuarit për transfer nga Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës në Universitetin ‘’Ukshin Hoti’’ në Prizren, afati për transferim është i hapur nga 15.1.2026 deri më 15.2.2026:
Transferi është i lejuar, sipas kuotave të lira për programin e studimit si në vijim:
- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
-
- Dizajn Softueri (BA) Profesional……………. 5 Studentë
- Fakulteti i Filologjisë
-
- Gjuhë dhe Letërsi Shqipe…………………………… 1 Student
- Gjuhë dhe Letërsi Gjermane………………………… 2 Studentë
Aplikimi bëhet përmes SMU-së, Linku për aplikim: smu.uni-prizren.com/StudentiKërkesaTrasnfer
Kushtet për pranimin e studentëve dhe dokumentacioni i nevojshëm:
- Të ketë të përfunduar vitin e parë të studimeve;
- Kërkesa për transferim të shkarkuar nga smu.uni-prizren.com/StudentiKërkesaTrasnfer;
- Vërtetimi për statusin e studentit të rregullt (viti akademik 2025/2026) ;
- Certifikatën e notave dhe ID;
- Kopja e letërnjoftimit;
- Planprogrami i studimeve i vulosur;
- Vendimi mbi akreditimin e institucionit;
Të gjitha dokumentet e nevojshme duhet të jenë në origjinal së bashku me aplikacionin nga sistemi.
Dokumentacioni dorëzohet vetëm në kopje fizike tek Zyrtari për shërbime studentore tek Fakulteti përkatës.
Komisioni i Studimeve i Fakultetit përkatës do t’i shqyrtojë kërkesat dhe do t’i njohë notat nga Fakulteti paraprak jo më vonë se deri më datën 20 shkurt 2026




