

Njoftim për Studentët e Universitetit të Prizrenit
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Kosovë do të publikojnë së shpejti thirrjen për aplikim për bursa për vitet akademike 2026–2027.
Me këtë rast, do të organizohet një sesion informues me qëllim informimin e studentëve të interesuar rreth:
•procedurës së aplikimit për bursa,
•sistemit universitar francez,
•programeve dhe kurseve që ofrohen nga institucionet e arsimit të lartë në Francë.
Sesioni informues do të mbahet më:
📅 3 dhjetor 2025
🕑 Nga ora 13:00 deri në 14:30
📍 Espace France – Universiteti i Prizrenit- Fakulteti Ekonomik
Linku i thirrjes për aplikim do të shpërndahet së shpejti dhe ju ftojmë që këtë informacion ta ndani edhe me studentë të tjerë të interesuar në të gjitha fakultetet.
Të gjithë studentët e interesuar janë të mirëpritur të marrin pjesë.




