

Oliver Schmitt mbajti ligjëratë në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Universiteti “Ukshin Hoti” pati nderin për të mirëpritur akademikun e njohur, prof. dr. Oliver Schmitt, i cili mbajti një ligjëratë të rëndësishme mbi historinë shqiptare.
Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë: rektori i universitetit, prof. asoc. dr. Mentor Alishani, menaxhmenti i universitetit, pastaj dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. dr. Xhafer Beqiraj, si dhe një numër i madh i profesorëve, studentëve dhe të interesuarve jashtë universitetit.
Në fjalën përshëndetëse, rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, prof. asoc. dr. Mentor Alishani, theksoi rëndësinë e aktiviteteve akademike të këtij lloji, të cilat pasurojnë përvojën akademike të studentëve dhe nxisin debate shkencore të nivelit të lartë. Ndër të tjera, ai u shpreh se:
“Është nder i veçantë për ne që sot të mirëpresim një figurë kaq të shquar të historisë shqiptare. Historia shqiptare është një fushë e rëndësishme e studimit, dhe ligjërata e sotme do të ndihmojë në pasurimin e njohurive dhe perspektivave tona. Jemi të lumtur që sot kemi mundësinë të dëgjojmë ekspertin dhe akademikun Schmitt, i cili përmes kërkimeve të tij ka dhënë një kontribut të madh në fushën e studimeve shqiptare.”
Pas rektorit, fjala i kaloi dekanit të Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj, i cili vlerësoi rëndësinë e ligjëratës së prof. Schmitt dhe ndikimin e saj në studimet historike shqiptare. Dekani theksoi se: “Ligjërata e sotme është një dëshmi e qartë se sa e rëndësishme është të shqyrtojmë historinë tonë me një qasje kritike dhe akademike. Prof. dr. Oliver Schmitt është një emër i njohur në këtë fushë dhe jemi mirënjohës për kontributin e tij në studimet shqiptare. Studentët tanë kanë sot një mundësi të veçantë për të mësuar nga një ekspert i shquar dhe për të zgjeruar njohuritë e tyre mbi çështje të rëndësishme të historisë sonë.”
Ndërkaq, gjatë ligjëratës së tij, prof. dr. Oliver Schmitt hodhi dritë mbi rëndësinë e studimit të historisë shqiptare në kontekstin evropian, duke ofruar një analizë të thellë mbi mënyrën se si historia duhet të trajtohet nga studiuesit. Ai theksoi se qasja kritike dhe hulumtimi i bazuar në burime të sakta janë thelbësore për të kuptuar zhvillimet historike dhe për të shmangur keqinterpretimet.
Pas ligjëratës, prof. dr. Oliver Schmitt pati një diskutim interaktiv me të pranishmit, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre dhe duke ndarë perspektivat e tij mbi rëndësinë e kërkimit historik dhe qasjen akademike ndaj historisë shqiptare.
Pas mbarimit të kësaj ngjarjeje, prof. dr. Oliver Shchmitt, bërë një bashkëbisedim të këndshëm e special edhe me studentët, duke diskutuar problematika të ndryshme historike.
Fakulteti i Filologjisë falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre dhe mirëpret në aktivitete të tjera akademike në të ardhmen!










