

Panel diskutimi në UHHP mbi rolin e institucioneve arsimore në edukimin mbi barazinë gjinore si mekanizëm për parandalimin e dhunës
Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren organizoi panel diskutimi me temën:
“Roli i institucioneve arsimore në edukimin mbi barazinë gjinore si mekanizëm për parandalimin e dhunës”.
Aktiviteti u mbajt më 08 dhjetor 2025,në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren duke mbledhur përfaqësues institucionalë, akademikë dhe profesionistë të sistemit të drejtësisë që kontribuojnë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore.
Panelistët e këtij diskutimi ishin:
- Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani – Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren
- Znj. Shpresa Emra – Kryetare e Gjykatës Themelore në Prizren
- Z. Petrit Kryeziu – Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren
- Z. Blerim Mazreku – Kryetar i Odës Regjionale të Avokatëve, Dega në Prizren
- Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj – Prorektore / Fakulteti Juridik
Gjatë diskutimit, panelistët theksuan rolin thelbësor që kanë institucionet arsimore në edukimin dhe vetëdijësimin për barazi gjinore si mekanizëm për parandalimin e dhunës. Gjithashru, ata përcollën mesazhe të qarta mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në adresimin e çeshtjeve të dhunës me bazë gjinore. Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, mbetet i përkushtuar në promovimin e vlerave të barazisë, respektit dhe dinjitetit njerëzor, duke vazhduar të jetë pjesë aktive e nismave që synojnë parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe krijimin e një mjedisi të sigurtë për të gjithë.


















