Parlamenti Studentor organizoi orë letrare për festat e Nëntorit!
Me organizim nga Parlamenti Studentor, të premten është mbajtur një orë letrare me një pikë artistike, për nder të festave të️ Nëntorit. Me këtë rast nga një fjalë rasti e mbajtën edhe Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor dhe kryetari i Parlamentit Studentor Fatlind Tredhaku. Rektori Krrabaj theksoi se 28 Nëntorin do ta festojnë gjithmonë sepse shënon një datë të rëndësishme për kombin. Ndërkaq edhe kryetari Tredhaku tha se janë kujdesur që mos ta kalojnë në heshtje këtë ditë të rëndësishme, duke ditur rëndësinë e sajë. Fjala ju dha edhe ish-Rektorit të UBT-së Prof. Dr. Bahri Musabelliu, i cili theksoi se është tepër i emocionuar që po merr pjesë në këtë organizim nga Parlamenti Studentor për nder të 28 Nëntorit.