Universiteti i Iowa-s (UI) ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi pesë vjeçare në vlerë prej 3.9 milionë dollar me Misionin e USAID në Kosovë, si Partnerët Primar Implementues për Aktivitetin “Partneritetet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë”. Ky projekt është risi në kuptimin që ai është një bashkëpunim përgjatë institucioneve të Regjentëve në Iowa, është ndërkombëtar, dhe reflekton një marrëdhënie të gjatë qytetare mes shteteve simotra të Shtetit të Iowa-s dhe Republikës së Kosovës. UI shërben në rolin e udhëheqësit për këtë Aktivitet, me nën-fitues – Universiteti Shtetëror i Iowa-s dhe Qendra për Arsim te Kosovës.
Aktiviteti ndërtohet mbi dekada të bashkëpunimit ndërkombëtar mes Kosovës dhe Iowa-s (SHBA) për qëllim të adresimit të nevojës kritike për të rritur mundësitë ekonomike për rininë e Kosovës, duke lidhur në mënyrë të prekshme sektorin privat të Kosovës me universitetet e saj publike. E filluar më 2013, lidhja simotër “Iowa-Kosovë” ka krijuar një bazë për partneritete përgjatë sektorëve të shumtë, duke përfshirë ushtrinë, sigurinë, arsimin, bujqësinë, tregtinë, rininë/sportet, artet, dhe turizmin. Tiparet dhe ekuivalencat mes Iowa-s dhe Kosovës (p.sh., popullsia, traditat rurale dhe bujqësore, potenciali për kapacitete të njohurisë) e bëjnë Iowa-n një partner ideal për të ndihmuar në zhvillimin e potencialit arsimor, ekonomik, dhe social. Pas viteve e viteve të forcimit të ndërveprimeve të shoqërisë civile mes Iowa-s dhe Kosovës, ky aktivitet formalizon marrëdhënie të shumëfishta, duke bashkuar ekspertizën me lidership.
Projekti do të udhëzohet nga Konsorciumi i Iowa-s, i përbërë nga dy universitetet e Iowa-s me klasë botërore në kërkim, Universitetin e Iowa-s (UI) dhe Universitetin Shtetëror të Iowa-s (USI), dhe Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC), një OJQ lidere e fokusuar në trajnime arsimore, analitikë, dhe zhvillim lidershipi, dhe ai do të drejtohet nga kompani dhe liderë të industrisë nga sektorët Bujqësisë dhe ai i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) e Kosovës. Së bashku, Konsorciumi i Iowa-s dhe sektori privat do të punojnë së bashku me tri prej universiteteve publike të Kosovës, të cilat përfaqësojnë pesë Fakultete dhe 12 programe studimi të nivelit bachelor, për të ofruar një seri të intervenimeve, të ccilat do të përmbushin të katër objektivat e Aktivitetit Partneritetet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë, të specifikuara në Marrëveshjen Bashkëpunuese.
Qasja jonë do të fokusohet në krijimin dhe implementimin e partneriteteve universitete-sektor privat, të cilat janë të strukturuara për të përmbushur katër Objektivat në vijim, siç janë specifikuar nga USAID, për të:
- Objektiva 1: Rritja e kapaciteteve analitike të universiteteve dhe qasja në të dhënat e tregut të punës, në partneritet me sektorin privat dhe atë publik.
- Objektiva 2: Forcimi i partneriteteve me sektorin privat, për t’u mundësuar universiteteve të zhvillojnë/rishikojnë kurrikulën sipas kërkesës në treg.
- Objektiva3: Rritja e ndërlidhshmërisë dhe efektivitetit në mësimnxënien përmes përvojës të studentëve.
- Objektiva 4: Forcimi i partneriteteve mes universiteteve dhe sektorit privat për të mundësuar kërkim të aplikuar, të shtyrë nga kërkesa.
Intervenimet e mëposhtme pritet të ndodhin gjatë kohëzgjatjes pesëvjeçare të aktivitetit:
- Krijimi dhe zgjerimi i rutinave të përdorimit të sistemeve të të dhënave, të cilat reflektojnë partneritetet që po krijojmë dhe informojnë vendimmarrjën.
- Gjenerimi i kurrikulave të programeve të studimit në TIK dhe Bujqësië, të cilat reflektojnë nevojat e fuqisë punëtore.
- Dizajnimi dhe zgjerimi i mësimnxënies përmes përvojës në sektorët e TIK dhe Bujqësisë në Kosovë, në atë mënyrë që të kontribuojnë në kompetencën dhe aftësitë e studentëve për punë.
- Gjenerimi i mekanizmave/sistemeve për të mbështetur partneritetet sektor privat-universitete.
Sigurimi që ka lidhje më të qarta mes arsimit dhe punësimit në Kosovë.
- Ekspozimi ndaj dhe mbështetja për mundësi të kërkimit të aplikuar, i cili i shërben nevojave të akademisë dhe sektorit privat në Kosovë.
Për më shumë, këto intervenime do të shpiejnë drejt:
- Një rritke në harmonizmin e programeve universitare me nevojat e tregut të punës në Kosovë.
- Një kuptim më të madhë mes sektorit privat dhe universiteteve, drejt një kulture të bashkëpunimit me përfitim të dyanshëm.
- Përmirësim të ambientit për zhvillim të fuqisë punëtore të re përmes zhvillimit pozitiv të të rinjëve.