

Peace Corps: Empowering Educators with Competence-Based and Project-Centric Teaching Strategies
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren sot ishte nikoqir i konferencës së veçantë edukative “Empowering Educators with Competence-Based and Project-Centric Teaching Strategies” një iniciativë e mbështetur nga Programi i Shteteve të Bashkuara Peace Corps Kosovo dhe realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Komunën e Prizrenit.
Hapjen e këtij aktiviteti e përshëndeti rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor F. Alishani i cili theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi ndërkombëtar në ngritjen e cilësisë së arsimit parauniversitar në Kosovë, krahas atij universitar dhe falënderoi U.S. Embassy Pristina, Kosovo për mbështetje.
Në konferencë morën pjesë personalitete të rëndësishme, duke përfshirë drejtoreshën e Peace Corps në Kosovë, znj. Carolyne Siganda, zv. ambasadoren e SHBA në Kosovë, Anu Prattipati, ministren e MASHTI-it, znj. Arbërie Nagavci dhe drejtoreshën e Arsimit në Prizren, znj. Luljeta Veselaj-Gutaj, të cilët vlerësuan angazhimin dhe përkushtimin për të fuqizuar mësuesit me strategji të reja mësimore të bazuara në kompetenca dhe projekte.
Kjo konferencë shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mësimdhënies në Kosovë, duke u ofruar mësuesve njohuri dhe aftësi praktike për të zhvilluar metodologji më efektive dhe të orientuara drejt projektit.




