Pensionohet Bajram Kolgeci - Zyrtar i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren
Sindikata e Punëtorëve e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, të enjten organizojë ceremoni solemne me rastin e pensionimit të z. Bajram Kolgeci-Zyrtar i Prokurimit në këtë institucion që nga themelimi, ku Universiteti ndau mirënjohje.
Në ceremoni morën pjesë Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, Sekretari i Përgjithshëm z. Nexhmedin Krasniqi, Kryetari i Sindikatës Përparim Avdullahu dhe punonjësit e Universitetit.
Rektori Krrabaj me këtë rast mbajti një fjalë rasti dhe e falënderoi për kontributin dhe dhënë duke i dëshiruar pensionim të mbarë.
Një fjalë rasti e mbajti edhe Kryetari i Sindikatës z. Avdullahu ku theksoi se z. Kolgeci ka thënë kontribut që nga themelimi për zhvillimin e Universitetit.
Në fund kolegu Bajram i falënderoi të gjithë punonjësit për kolegjialitetin e treguar duke ju uruar punë të mbarë deri në pension.