Përfaqësimi i femrave në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizrenj, përqindja e femrave në të gjitha nivelet e studimit është e lartë. Në nivelin Bachelor, 70.5% e studentëve janë femra, ndërsa në nivelin Master, kjo përqindje arrin 55%. Kjo tregon se gratë shfaqin një vullnet të fuqishëm për të përparuar në karrierën akademike. Përveç kësaj, në nivel të stafit akademik dhe administrativ struktura gjinore është e përshtatur për të siguruar përfaqësim. Për shembull, 34% e stafit administrativ janë femra, ndërsa përqindjet për stafin akademik të rregullt dhe atë me angazhim janë respektivisht 32% dhe 43%. Kjo dëshmon dëshirën për të rritur pjesëmarrjen e grave në pozitat akademike dhe administrative. Në nivelin e udhëheqjes së projekteve ndërkombëtare, Universiteti shënon suksese të rëndësishme, me 71% të koordinatorëve të projekteve që janë gra. Edhe në pozicionet më të larta si dekane dhe prorektore, përfaqësimi i femrave është i lartë, respektivisht 50% dhe 67%, duke treguar një progres të ndjeshëm drejt një përfaqësimi më të drejtë dhe më të barabartë gjinor në strukturën menaxhuese të universitetit.
Përmes këtyre arritjeve, Universiteti i Prizrenit, vazhdon të jetë një udhëheqës në promovimin e barazisë gjinore në shkencë, duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt një mjedisi akademik më të përfshirë dhe më të barabartë për të gjithë.