Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka pritur në takim përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, në përbërje nga: Kevin McCaughey – Zyrtar Rajonal i Gjuhës Angleze në Beograd, Ray Nayler – Deputy Public Officer, Lejla Selimi- Youth and Minorites Specialist, Enis Rexhepi- Innovation Learning Coordinator, William Trub- English Language Fellow.
Në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit edhe me programin për përkrahjen e mobilitetit për stafin akademik, hapjen e një programi të nivelit Master në Fakultetin e Filologjisë dhe në projekte tjera ku ka nevojë universiteti.
U.D. Rektori Krrabaj i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme ndër vite të Fakultetit të Filologjisë dhe Universitetit dhe për gatishmërinë e treguar për vazhdimin e mbështetjes për zhvillimin e Universitetit në të ardhmen.
Ndërkohë ata vizituan edhe bibliotekën e universitetit dhe laboratorin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze.
Në takim ishin dhe Prorektorja për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore Prof. Ass. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi dhe Prof.Ass.Dr. Arsim Susuri Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, u.d. dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. asoc.dr. Flamur Shala dhe shefja e Degës Gjuhë dhe Letërsi Angleze, ass. Dorine Rakaj.
Ambasada Amerikane ka mbështetur Universitetin ndër vite. Stafi akademik, Prof. Asoc. Dr. Sejdi Sejdiu ka marrë pjesë në programet e ofruara nga Ambasada Amerikane, si: Open World 2017, Fulbright Scholar, IVLP, etj.
Programi i Gjuhës Angleze ka përfituar nga grante të ofruara nga Ambasada Amerikane, të tilla si: Granti për Mbështetjen e Universitetit 2018 – Lehtësimi dhe Burimet për Mbështetjen e Trajnimit të Mësuesve.
Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për Ambasadën Amerikane që na ka ofruar Fellow in English Language dhe Assistant in English Language në tre vitet e fundit.
Klinika Juridike Penale me Raste Reale në Universitetin “Ukshin Hoti” nisi në tetor të vitit 2017, përmes programit Kërko Drejtësi, i mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Duke nisur nga tetori i vitit 2018, Klinika mbështetet nga Aktiviteti i USAID-it Drejtësia Vlen. Pastaj punëtoria më stafin akademik të Fakultetit Juridik, nga Ohio Northern University.
Mbështetja ELF dhe ETA kërkohet të ofrohet pasi është një rekomandim nga eksperti i akreditimit.
Programi i studimit të Gjuhës Angleze është riakredituar për një periudhë 5 vjeçare, nga 2021 deri në 2026, është një nga programet e studimit më të kërkuar në Universitetin tonë.
Ne jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada Amerikane, shteti dhe popullit amerikan që na tregon.