Përfaqësuesit e Projektit HerasPlus vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Përfaqësuesit e Projektit HerasPlus, z. Aqim Emurli – udhëheqës ekipit dhe z. Nehat Dervishi – koordinator, të mërkurën kanë vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Ata janë pritur nga u.d. Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm, kryesisht për adresimin e çështjeve të dala nga “Baseline Assessment” (Vlerësimi bazë) ku Projekti HerasPlus do ta mbështet Universitetin.
U.d. Rektori Krrabaj i falënderoi përfaqësuesit e këtij projekti për mbështetjen e vazhdueshme të Universitetit. Ai theksoi se bashkë me stafin e tij menaxhues janë të përkushtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen në projektet në proces dhe në projekte të reja.
Në takim ishin dhe Prorektorja për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore Prof. Ass. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi , Prof.Ass.Dr. Arsim Susuri Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, profesori i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prof. Ass. Dr. Kushtrim Braha, Sekretari i FSHJM-së -Nexhmedin Krasniqi dhe asistenti i Fakultetit të Ekonomisë, Festim Tafolli.