Përfaqësuesit e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, po qëndrojnë në Universitetin e Sapienzas
Prof. Asoc. Shemsi Morina, menaxher i projektit ResearchCult bashke me Prof. Asoc. Bekim Berisha, Dr.sc. Jasmin Jusufi, Udhëheqës i Zyrës për sigurimin e cilësisë dhe MSc. Kushrim Rrakaqi, zv. udhëheqës i Zyrës për kërkime shkencore nga Universiteti i Prizrenit po qëndrojnë në Universitetin e Sapienzas në kuadër te Projektit ResearchCult. Qëllimi i vizitës është njoftimi lidhur me formën e organizimit të kërkimeve shkencore në Universitetin e Sapienzas dhe shkëmbimi i përvojave në këtë fushë. Disa nga temat që trajtohen janë, si në vijim: Shërbimet që ofrohen në kuadër te zyrës së granteve; Iniciativat për kërkimet shkencore; financimi i iniciativave për kërkimet shkencore; Start-up-at; Revistat shkencore; etj..