Përurohen hapësirat e rinovuara të Fakultetit të Edukimit, donacion nga kryesia e Këshillit Turk në Kosovë
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, në ceremoninë e organizuar me këtë rast e falënderoi kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë dhe Qeverinë turke, për donacionin e dhënë për rinovimin e hapësirave mësimore dhe për mbështetjen e vazhdueshme të zhvillimit të këtij universiteti që nga themelimi. Rektori Alishani theksoi se ky donacion, do të na mundësojë zgjerimin e kapaciteteve tona drejt rritjes së cilësisë të arsimit dhe inovacionit dhe se do të ofrojë mundësi për të investuar në teknologji të reja, resurse më të avancuara dhe infrastrukturë të përmirësuar për të krijuar një mjedis të përkrahur dhe inkurajues për studentët dhe stafin akademik.
Në përurimin e këtyre hapësirave të rinovuara kanë marr pjesë Konsulli i Republikës së Turqisë në Kosovë, shkëlqesia e tij z. Celal Dogan, Ministri i Zhvillimit Rajonal në Republikën e Kosovës, z. Fikrim Damka, Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Fidan Brina Jilta dhe z. Enis Kervan, Komandanti i KFOR-it turk, z. Recai Yilmaz, nënkryetari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, z. Levent Bus, si dhe anëtarë të Këshillit Drejtues, dekanët, profesorë, stafi administrativ dhe studentë të Universitetit.