

Delegacioni nga Universiteti po merr pjesë në Forumin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Universitetin Twente, Holandë
Një delegacion nga Universiteti, i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm Nexhmedin Krasniqi, Prof. Ass. Dr. Jasmin Jusufi – profesor dhe anëtar i Këshillit Drejtues, dhe Ramadan Baraliu – përfaqësues i Zyrës së Cilësisë, po marrin pjesë në Forumin Evropian për Sigurimin e Cilësisë (EQAF) të organizuar nga Asociacioni Evropian i Universiteteve (EUA) 14-16 Nëntor 2024. Forumi po mbahet në Universitetin Twente në Holandë, një ndër universitetet kryesore në Evropë për inovacion dhe kërkime shkencore.
Forumi Evropian për Sigurimin e Cilësisë është një platformë e rëndësishme për ekspertë dhe përfaqësues nga institucione të arsimit të lartë në mbarë Evropën, që diskutojnë dhe ndajnë praktikat më të mira në sigurimin e cilësisë. Tema e këtij viti përqendrohej në përshtatjen e sistemeve të sigurimit të cilësisë me nevojat dhe sfidat e ndryshimeve globale në arsim dhe kërkim shkencor.
Pjesëmarrja në këtë forum përbën një hap të rëndësishëm për fuqizimin e pozitës së Universitetit në rrjetin evropian të arsimit të lartë. Diskutimet dhe përvojat e ndara pritet të ndikojnë në hartimin e strategjive të reja për rritjen e cilësisë dhe përshtatjen me standardet ndërkombëtare. Përfaqësuesit e Universitetit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, duke vlerësuar këtë forum si një mundësi të jashtëzakonshme për shkëmbimin e njohurive dhe praktikave të suksesshme.
Ky forum shërben si një tjetër hap në integrimin e Universitetit në rrjete prestigjioze ndërkombëtare, duke forcuar pozitën e tij në proceset globale të sigurimit të cilësisë dhe përmirësimit të standardeve akademike.




