Plani Strategjik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në diskutim publik!
Komisioni për Hartimin e Planit Strategjik të UUHP në përbërje nga anëtarë të organeve drejtuese, stafi menaxhues, mësimdhënësve, stafit të administratës, Parlamenti Studentor,MASHT, shoqërisë civile dhe të biznesit, pas një pune intensive disa mujore, kanë hartuar këtë draft të Planit Strategjik. Para se të miratohet në Këshillin Drejtues të UPZ-së, do të qëndrojë në webfaqen e universitetit në diskutim publik deri në fund të vitit 2019.
Janë të mirëseardhura vërejtjet dhe sugjerimet nga të gjitha palët e interesuara. Të gjitha propozimet mund të dërgohen në adresën zyrtare të universitetit: [email protected]. Ato do të shqyrtohen në Këshillin Drejtues para se të bëhet miratimi final i Planit Strategjik 2020-2024.
Faleminderit!