Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu, u.d. Prorektor për Marrëdhënie me Jashtë në UPZ, po merr pjesë në Konferencën me temë Ndërtimi i shteteve më të fuqishme në Evropën Juglindore
Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu, u.d. Prorektor për Marrëdhënie me Jashtë në UPZ, po merr pjesë në Konferencën me temë: Ndërtimi i shteteve më të fuqishme në Evropën Juglindore: Fuqizimi i sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe minoriteteve që mbahet në Swiss Diamond Hotel Prishtina. Në këtë konferencë të organizuar në disa panele, po marrin pjesë edhe Z. Naim Rashiti, Drejtor Ekzekutiv i Grupit për Ballkan, Znj. Dhurata Hoxha, Ministre e Integrimit Evropian, Kosovë Z. David Cullen, Udhëheqës i divizionit për Ballkanin Perëndimor, DG NEAR Z. Steven Blockmans, Udhëheqës i divizionit për politik të jashtme të BE-së, CEPS Z. Artan Grubi, Deputet, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Republika e Maqedonisë Veriore dhe shumë personalitetet dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare.