Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan është zgjedhur anëtare e Këshillit Kombëtar të Shkencës
Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan mësimdhënëse në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, është zgjedhur anëtare e Këshillit Kombëtar të Shkencës.
Këshilli Kombëtar i Shkencës është trup profesional i themeluar nga Kuvendi i Kosovës që përkujdeset për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe teknologjike në Republikën e Kosovës. Zgjedhja e mësimdhënëses tonë në këtë trup kaq të rëndësishëm përbën lajm të mirë.
Prof. Kervan i urojmë shëndet dhe punë të mbarë!
Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan, ka lindur më 06.08.1984 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Prizren. Studimet bachelor me sukses i përfundojë në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, në Programin fillor. Në vitin 2017, mbarojë me sukses studimet e doktoratës, dhe mori titullin doktor shkence në Universitetin Balıkesir, Departamenti i Shkencave të Arsimit dhe Kurrikulës.
Profesoresha Kervan prej 12 vitesh ka punuar si mësimdhënëse e arsimit fillor në Shkollën “Mustafa Baki” dhe 8 vite si ligjëruese në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizrenit.
Nga viti 2013-2015, ishte anëtare e Bordit të Shoqatës së Arsimtarëve të Kosovës.
Ajo ka përfaqësuar denjësisht komunitetin në Bordin Drejtues të Shkollës Fillore Mustafa Bakiu, që nga viti 2015.
- Ka marrë pjesë në shumë seminare për të drejtat e komuniteteve në MASHT.
- Ishte pjesëmarrëse ne Komisionet PISA, TIMSS dhe komisionet për Kurrikulën e Arsimit Parashkollor të Kosovës.
- Ka qenë koordinatore në shumë projekte, që përfshijnë seminare të vazhdueshme për mësuesit.
- Si menaxher në Projektin “Rritja e Kualifikimeve të Stafit Akademik të Kosovës”, ka siguruar realizimin e projektit jashtë vendit.
- Mori pjesë si koordinator i Kosovës në organizimin e simpoziumeve të mbajtura me Universitetet e Turqisë, dhe në shumë vende Evropiane dhe veçanërisht Ballkanike.
- Prof Kervan, është përfaqësuese e Kosovës në Shoqatën Botërore të Kërkimeve Arsimore.
- Në Universitetin “Ukshin Hoti” është anëtare në Komisionin Qëndror për Sigurim të Cilësisë, anëtare në Projektin ResearchCult, dhe ka qenë pjesë edhe e shumë komisioneve profesionale në kuader të Universitetit.
- Prof Kervan, është redaktor i Revistës Kosovare të Kërkimeve Arsimore (kerjournal.com).