

Prof. Dr. Gina Whalen nga Penn State University viziton Universitetin e Prizrenit
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren mirëpriti Prof. Dr. Gina Whalen nga Penn State University, në kuadër të Programit Fulbright Specialist, në një takim të fokusuar në inovacionin në arsimin e lartë dhe përgatitjen e studentëve për tregun global.
Prof. Dr. Gina Whalen u prit nga Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani. Të pranishëm ishin edhe Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore; Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, si dhe u.d. Dekan i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli.
Nga Instituti Pedagogjik i Kosovës morën pjesë: Gina Whalen – Fulbright Specialist dhe profesoreshë nga Penn State University; Amantina Pervizaj Kelmendi – bashkëpunëtore shkencore dhe koordinatore e projektit Fulbright; Tringa Dedi – Shefe e Departamentit për Mbështetje Profesionale-Pedagogjike; Agim Bujari – Shef i Divizionit për Planifikim, Zhvillim Profesional dhe Vlerësim të Performancës; Zehrie Plakolli – hulumtuese; dhe Edona Vojvoda – hulumtuese.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me Penn State University në fusha si shkëmbimi i studentëve, kërkimi i përbashkët shkencor dhe ligjëratat ndërkombëtare.
Prof. Dr. Gina Whalen prezantoi iniciativën EDGE dhe propozoi bashkëpunim në kursin “Cultural Intelligence in Leadership and Management”, me përfshirje të përbashkët të profesorëve dhe studentëve.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimit të cilësisë në arsimin e lartë.







