Prof. Dr. Ylber Sela Drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës në RMV vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Prof. Dr. Ylber Sela i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, të hënën e vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Ai u prit nga Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në takim është diskutuar për bashkëpunim ndër institucional, ku mori zotimin e Rektorit Krrabaj dhe të stafit të Fakultetit të Filologjisë për mbështetjen e objektivave të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Drejtori Sela bëri një paraqitje të natyrës së institucionit që drejton dhe të punës së bërë që nga koha e formimit të Agjencisë. Po ashtu ai i shpalosi synimeve e planet për të ardhmen. Sela i bëri të ditur edhe pengesave që dalin gjatë procesit të zbatimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Kjo Agjenci shtetërore ka mision të ndërtojë një mjedis institucional që respekton detyrimet kushtetuese dhe ligjore, mbron, promovon, ruan dhe zbaton të drejtën gjuhësore të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes: Bërjes së politikave gjuhësore dhe unifikimin e nocioneve administrative në bashkëpunim me ekspertë të fushës dhe institucioneve gjegjëse brenda dhe jashtë vendit, Trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve nëpër të gjitha institucionet e vendit, Sigurimin dhe furnizimin e softuerit të përkthimit me fjalë dhe shprehje për institucionet qendrore, Dhënies së këshillave ligjore qytetarëve për të drejtën e gjuhës amtare, etj.