Prof. Jaime S. Rubin nga Universiteti i Kolumbias trajnon stafin akademik për kërkime shkencore
Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren e kryesuar nga prof. Sermin Turtulla organizoi punëtori për hulumtime dhe kërkime të mbajtur nga Jaime S. Rubin, studiuese e Fulbright-it në MASHT. Prof. Jamie është profesoreshë në Universitetin e Kolumbias së SHBA-ve. Ajo ka mbajtur një sërë pozicionesh të nivelit të lartë në “Qendrën Mjekësore” të Universitetit të Kolumbiasë dhe është njëkohësisht themeluese e zyrës së administrimit të kërkimeve, zëvendës kryetare për zhvillimin e hulumtuesve dhe administrimin e kërkimeve. Me këtë rast Prof. Jamie S. Rubin dhe prorektorja prof. Serdan Kervan ndan edhe certifikatat për pjesëmarrësit.