Profesoresha e Universitetit të Iowës Cassie Barnhardt viziton Universitetin "Ukshin Hoti"
Dr. Sc. Sevim Mustafa zv.Kryesuese e Këshillit Drejtues dhe MSc. Ariana Gashi-Kadolli anëtare e KD-së në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, pritën në takim profesoreshën nga Universiteti i Ioëës Cassie Barnhardt, e cila po ashtu është edhe zëvendës kryesuese e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim. Vizita e saj në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren kishte për qëllim diskutimin e marrëveshjes për bashkëpunim të nënshkruar muajin e kaluar mes Universitetit të Iowës dhe Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Përveç këtij takimi, ajo u prit edhe nga udhëheqësi i zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, z.Përparim Avdullahu, si dhe nga personeli akademik i Fakultetit të Filologjisë. Temë diskutimi i takimeve ishte identifikimi i fushave të interesit të përbashkët për bashkëpunim mes universiteteve dhe krijimi i grupeve punuese në projekte të ndryshme.