Prorektoret Serdan Kervan dhe Adelina Rakaj dhe studentë të Universitetit pjesë e Edicionit II të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Prorektoret Serdan Kervan dhe Adelina Rakaj të shoqëruara nga studentë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, kanë marrë pjesë në Edicionin II të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Punimet e këtij Forumi i i hapën me fjalime krerët e institucioneve, presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti ku kanë marr pjesë edhe mysafirë të shumtë nga rajoni dhe bota, presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ministra, ambasadorë si dhe pjesëmarrës tjerë të shumtë.
Edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani u mbajt në Prishtinë më 15 dhe 16 prill.
Forumi WPS 2024 solli liderë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, ndikues, të rinj dhe grupe të tjera të interesit së bashku në zemër të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar sfidat aktuale globale të paraqitura në agjendën e WPS gjatë kohërave të pasigurta, si dhe për të elaboruar rëndësinë e kësaj agjende për paqen e qëndrueshme.
Ky edicion i forumit U fokusua ekskluzivisht në ndërtimin e përpjekjeve të përbashkëta për të trajtuar dhunën seksuale të lidhur me konfliktin, si dhe në identifikimin e mjeteve dhe politikave për të ndihmuar gratë dhe vajzat të lundrojnë më të sigurta në kohën e kërcënimeve gjithnjë në rritje të sigurisë klimatike.
Objektivi i forumit ishte të adresojë kërcënimet historike për sigurinë e grave së bashku me sfidat e reja të sigurisë, me qëllimin përfundimtar për të bashkuar forcat për të avancuar më tej agjendën e WPS.