Prorektori Susuri po merr pjesë në Konferencën me temë: Përgjigje praktike ndaj debateve mbi monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të strategjive të universitetit.
Prof. Asoc. Dr. Arsim Susuri Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë po merr pjesë në Konferencën II vjetore e organizuar nga Projekti HerasPlus, me temë: Përgjigje praktike ndaj debateve mbi monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të strategjive të universitetit.
Qëllimi i kësaj Konference është që të mblidhen të gjithë hisedarët relevantë të sektorit të arsimit të lartë në Kosovë dhe më gjerë dhe të diskutohet rreth monitorimit dhe vlerësimit të dokumenteve strategjike të institucioneve të arsimit të lartë. Në këtë drejtim, një manual i dedikuar për mënyrën e kryerjes së monitorimit dhe vlerësimit do të lansohet gjatë kësaj ngjarje.