Prorektorja Hasani lansoi projektin “Increasing employability of UPZ IT students through Internships & Training at ITP” në Universitetin ''Ukshin Hoti'' Prizren
Me datë 20.10.2022 në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren,përpara studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike,Prorektorja Prof.Ass.Dr.Zirije Hasani dhe Drejtori I ITP-Prizren lansuan projektin për punë praktike dhe trajnime në bizneset që ndodhen në ITP. Ky projekt është bashkëfinancuar në mes Universitetit dhe ITP-së. Interesimi i studentëve ishte shumë i madh.
Projekti ka për qëllim që së paku 20 studentëve nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike t’ju ofrojë punë praktike me pagesë në kohëzgjatje prej 3 deri në 6 muaj, në bizneset që janë të lokalizuara në ITP. Praktikantët më të mirë do kenë mundësi të punësohen nga ato biznese sepse kërkesa është shumë e madhe për punëtorë.
Ky projekt u realizua nga Prof.Ass.Dr.Zirije Hasani e cila u angazhua për një vit me takime të shumta, dhe sot jemi krenar për lansimin e tij. Gjithashtu falënderojmë Këshillin Drejtues të Universitetit”Ukshin Hoti”Prizren,që miratuan kërkesën e FSHK-së për t’u bërë pjesë në bashkëfinancimin e këtij projekti me vlerë mbi 25000 euro.
Shumë shpejt do hapet edhe konkursi publik për punë praktike dhe trajnime.