Prorektorja Kervan mori pjesë në panelin e studimit “Arsyet e Papunësisë Kundrejt Mungesës së Punëtorëve”
Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF”, ka organizuar prezantimin dhe panelin e studimit të emërtuar “Arsyet e Papunësisë Kundrejt Mungesës së Punëtorëve” , ku ka marr pjesë si paneliste edhe Prorektorja Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan.
Në panelin, me pjesëmarrjen masive të biznesmenëve, fjalën hyrëse mbajtën z. Varis Xhejlani – kryetari i Shoqatës ESNAF, z. Fikrim Damka – Ministër i Zhvillimit Rajonal. Si kryetari Xhejlani ashtu edhe ministri Damka potencuan nevojën e angazhimit të përbashkët të të gjithë aktorëve për gjetjen e zgjidhjes për situatën e krijuar.
Pas prezantimit të studimit të kryer nga ana e Shoqatës ESNAF u zhvillua një panel me palët e interesuar të çështje në fjalë.
Penalistët e këtij takimi ishin:
– z. Edmond Hoxha, Drejtor në Drejtorinë Komunale për Punë dhe Mirëqenie Sociale,
– znj. Serdan Kervan, Prorektore në Universitetin “Ukshin Hoti“ në Prizren,
– z. Hajrullah Hoxha, Drejtor i Qendrës së Punësimit në Prizren,
– znj. Edona Turtulla Rada, Drejtoreshë e Qendrës së Kompetencës në Prizren, dhe
– z. Ediz Çabrati, pronari i kompanisë “Burak“.
Në panel, e cila ishte jashtëzakonisht produktive, u diskutuan shkaqet e problemit dhe sugjerimet për zgjidhje.
Ky projekt u mbështet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Me këtë rast falënderojmë të gjithë penalistët, subjektet e biznesit dhe të gjithë pjesëmarrësit që me diskutimet e tyre të frytshme kontribuan që ky organizim të përfundojë me shumë sukses.
Një falënderim të veçantë shprehim për mediat që nga afër përcollën organizimin.
Pas përfundimit të këtij organizimi, u mbajt një koktej rasti me të cilin rast bisedimet, opinionet dhe sugjerimet nuk munguan as në koktel që ishte një dëshmi e një organizimi shumë të qëlluar.