

Prorektorja Serdan mori pjesë në Konferencën II Ndërkombëtare të universiteteve e mbajtur në Universitetin Kırıkkale
Prorektorja Serdan mori pjesë në Konferencën II Ndërkombëtare të universiteteve e mbajtur në Universitetin Kırıkkale
Në Konferencën e 2-të Ndërkombëtare të Rektorëve, të mbajtur në Universitetin Kırıkkale në Turqi, u mblodhën drejtues dhe akademikë nga universitete të ndryshme për të diskutuar mbi perspektivat gjithëpërfshirëse për të ardhmen e fëmijëve në botë. Pjesëmarrës ndër universitete të njohura, si Universiteti i Çikagos, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, Universiteti i Tuzlës, dhe shumë universitete tjera, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan prorektore, përfaqësoi Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren. Në këtë konferencë u ndanë përvoja dhe ide për përmirësimin e të drejtave dhe zhvillimit të fëmijëve. Konferenca nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ndërtuar politika dhe iniciativa që mbrojnë dhe mbështesin të ardhmen e brezave të rinj.




